17 aktakuza të ngritura në Anamoravë, në fokus lufta kundër vjedhjes së shërbimeve

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale :
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhuna në familja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Kontrabandimi i mallrave”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mashtrimi“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Mospërfillja e Gjykatës” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”./rajonipress/