Fundamenti

17 aktakuza të ngritura brenda 24 orëve të fundit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për shkak të veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Eco Higjiena

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të gjitha për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./rajonipress/