UBT

1648 gjoba të shqiptuara në trafik dhe 30 ndalesa të mjeteve motorike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik njoftoi Ismet Hashani.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.09.2025 – 11.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e dyzet e tetë (1648) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës.
· Janë tërhequr nga komunikacioni dy (2) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.

Përmes postës janë shpërndarë gjithsejtë 26 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Fundamenti

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

Me fillimin e vitit të ri shkollor jemi të angazhuar me plane shtesë rreth shkollave që gjenden pranë rrugëve magjistrale si në Bresalc, Radivojc, Partesh, Gjilan.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët andaj t`i respektojmë rregullat ti ruajmë fëmijët tanë dhe pjesëmarrësit tjerë në Trafik ka njoftuar toger Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.