Uji Dea

1,637 raste aktive me coronavirus, ndalohen vizitat familjare, ndërsa nga gastronomët kërkohet t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17,009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,637.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka thënë se mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit.

Zemaj deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Qendrës Korrektuese në Lipjan ku qëndroi bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje, Milazim Gjocaj.

Ministri po ashtu ka kërkuar nga gastronomët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19.

United Hospital

Ndryshe, po një ditë më parë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas rritjes së rasteve me COVID-19, janë ndaluar sërish vizitat familjare, vizitat e organizatave joqeveritare dhe vikendet për të burgosurit.

Në njoftim thuhet se kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të rritet numri i personave të infektuar me coronavirus, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 118 raste të reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.