ARKATANA

16,050 raste me COVID-19 dhe 641 të vdekur, që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar të premten se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSSPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

ARKATANA

Numri total i rasteve pozitive është 16,050 raste nga 73,340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 14,250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,159. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.