Fundamenti

160 nëpunës marrin rroga qyl

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, ka sqaruar se kuotat e tilla lëvizin që nga koha e UNMIK-ut dhe gjatë këtij viti është shansi me real që në procesin e sistemimit dhe rishikimit të ndodhë edhe klasifikimi apo fshirja nga lista e rasteve të tilla, që ndërlidhen me kuotat e minoritarëve.

Ndërtimi i një administrate publike dhe shtetërore profesionale, më efikase dhe racionale, është një nga kriteret bazë për Kosovën në raportet e deritashme të progresit të KE-së, por edhe nga FMN-ja. Këto standarde janë specifikuar edhe në raportin e fizibilitetit për Kosovën, në vitin 2012.

RCCOLA

Ministria e Administratës Publike, që është ministria kryesore e finalizimit të këtij procesi, akoma është larg rezultateve. Ministri Mahir Jagxhilar, i tha gazetës Kosova Sot se tani më kjo ministri po merret me realizimin e të gjitha objektivave dhe kritereve afatshkurtra që dalin nga Plani i Veprimit për MSA-në. Ai tha se kriteret afatshkurtra që dalin nga agjenda e integrimit evropian, Ministria i ka përmbushur në tërësinë e tyre në aspektin legjislativ, por pritet faza e implementimit të tyre që duhet të vihet në zbatim nga viti 2014./Indeksonline/