Mobi Casa

16 refugjatë kosovarë në kombin për 9 veta, 700 euro për person

/ 2 minuta lexim
HW

Shoferi-trafikant, një kosovar 42 vjeç me qëndrim në Baden-Württemberg, i njohur edhe më parë për policinë, është dërguar një burg të Munihut për hetime

Policia Federale e Rosenheim-it fajëson një kosovar se ka trafikuar 16 bashkatdhetarë të tij duke i vendosur në një kombibus në kushte katastrofale që paraqiste rrezikshmëri të lartë për jetët e tyre. Trafikanti, që është njëherësh edhe shoferi i automjetit është marrë në burgun për hetime.

Makina e dyshimtë është ndaluar nga policia në një pikë të autostradës Salzburg-Munih. Brenda saj kanë hasur disa fëmijë, në mesin e tyre madje edhe një foshnjë, të ngujuar në hapësirat në mes të ulëseve të prapme. Ndërsa disa nga personat ishin ulur edhe në pjesën e bagazhit të kombibusit. Gjithsej 9 të rritur dhe 7 fëmijë, këta të fundit pa vende për ulje por të mbajtur në prehër të të rriturve ose në mes të karrigeve, i kanë gjetur policët në këtë automjet të paraparë për më së shumti 9 persona.

Nga 17 personat e pranishëm, vetëm shoferi kishte leje qëndrimi, gjegjësisht dokumente të rregullta identifikimi në Gjermani, shkruan chimgau24.de, duke iu referuar burimeve policore. 16 të tjerët, të gjithë kosovarë kanë deklaruar se vetëm për kalimin nga Hungaria në Gjermani janë detyruar të paguajnë nga 700 euro për person.

HW

Pas kryerjes së formaliteteve policore, shumica e 16 personave janë dërguar në qendrën për pranimin e azilkërkuesve . Ndërsa tre të rinj, (21,24 dhe 26 vjeç) nuk kanë kërkuar azil dhe do ta lëshojnë vendin sërish.

Shoferi-trafikant, një kosovar 42 vjeç me qëndrim në Baden-Württemberg, i njohur edhe më parë për policinë, është dërguar një burg të Munihut për hetime.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.