KKVITI

1587 gjoba trafiku, dhe 21 ndalesa të mjeteve motorike

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik sepse siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 29.08.2025 – 04.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë(1587) gjoba.

FIDANISHTJA

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e një (21) ngasës.
· Janë tërhequr nga komunikacioni dhjetë (10) motoçikleta në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”.
· Janë shqiptuar gjithsejte 34 gjoba për folie të vendosura jashtë ligjshëm në xhamat e automjeteve
· Përmes postës janë shpërndarë gjithsej 16 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët thuhet në njoftimin e toger Ismet Hashanit./rajonipress/