Hidromorava

1521 gjoba për kundërvajtësit, 13 aksidente në hetim, 15 aksidente me të lënduar dhe 20 ngasës me masa dënimi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 15.09.2023-21.09.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Uji Dea

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për njëzet (20) ngasës./rajonipress/