HW

1500 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Janë mbi 4300 zyrtarë publikë emrat e të cilëve figurojnë në dokumentin e Agjencisë Kundër Korrupsion për deklarim të pasurisë. Ndërsa, kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë afat për deklarimin e pasurisë, këtë obligim e kanë kryer vetëm 2800 zyrtarë.

Në këtë dokument figuron emri i presidentes Atifete Jahajga, i kryeministrit Isa Mustafa, presidentit në ardhje Hashim Thaçi, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, drejtorëve të agjencive të ndryshme, kryetarë e asamblistë të komunave, drejtues të ndërmarrjeve publike, e të tjerë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni ka thënë përmes telefonit për Tribuna Channel, se kundër të gjithë atyre që nuk deklarohen deri në afatin e paraparë, do të ushtrojnë kallëzime penale.

ARKATANA

Ndërsa, i pyetur se sa kallëzime penale janë ngritur deri më tani për të gjithë zyrtarët publik nga kjo agjenci, Preteni nuk ka dhënë ndonjë përgjigje duke thënë se detajet tjera do të bëhen publike në javën e parë të muajit prill.

Afati i fundit për të deklaruar pasurinë në këtë Agjenci është 31 marsi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.