150 pako ushqimore për jetimët e Gjilanit shpërndahen nga “Bereqeti”
Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, sot ka bërë shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për fëmijët jetim.
Ky aktivitet humanitar i dyti me radhë prej fillimit të muajit të ramazanit është enkas për fëmijët jetimë të cilët prej pasluftës ndihmohen vazhdimisht nga Bashkësia Islame tha Agim Hyseni.
Sipas tij ky donacion vije nga Shoqata humanitare “Bejtu Zekat” shtëpia e zeqatit e cila ka në përkujdesje afër 200 fëmijë jetim duke ju ndihmuar me një ndihmë modeste mujore 30 €.
Pakoja ushqimore të cilën sot e gëzuan jetimët përmban gjërat më elementare për përgatitjen e iftarit tha Agim Hyseni./rajonipress/


