FIDANISHTJA

15 vjet prezencë e USAID-i dhe 15 vjet partneritet në Kosovë dhe Gjilan

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit është zgjedhur njëra ndër Komunat e Kosovës, në të cilën USAID-i Amerikan sot gjatë gjithë ditës do të shënoj prezencën e këtij misioni gjigant me aktivitete të ndryshme për të shënuar 15 vjetorin e prezencës në shumë fusha si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë të ndryshme, energji, ujë, sundim të ligjit, dhe asistencë tjetër, por dhe partneritet tjetër pozitiv për të mirën e zhvillimit të vendit dhe zhvillimit të biznesit privat.

Me këtë rast, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Maureen Shauket, ka thënë se 15 vjetori i prezencës së misionit të USAID-it në Kosovë do të mbahet në mendje përherë si një mision i 15 vjetorit të partneritetit me popullin e Kosovës për të sjellë ndryshime pozitive dhe lehtësuese për ecjen përpara.

“15 vjet prezencë e misionit të popullit amerikan, do t’i mbajmë përherë në mendje si 15 vjet partneritet me popullin e Kosovës dhe me institucionet e shtetit. Asistenca jonë teknike ka qenë për të vetmin qëllim rindërtimin dhe krijimin e kushteve për zhvillim të vendit. Të gjitha punët i kemi bërë së bashku me institucionet lokale dhe qendrore, me Shoqërinë Civile, me OJQ-të dhe qytetarët gjithandej, por edhe me biznesin privat”, ka thënë ajo duke shtuar se USAID është edhe më tutje si donatori më i madh në këtë vend.

Sa i përket investimeve të Popullit Amerikan përmes USAID-it, ajo tha se që nga viti 1999 e deri më tash ne kemi investuar mbi 800 milionë dollar.

“Në Kosovë kemi sjellë para të popullit Amerikan mbi 800 milion dollar, ndërsa sipas statistikave vetëm në Komunën e Gjilanit kemi investuar mbi 6 milionë dollar. Kemi investuar në rindërtimin e infrastrukturës në shkolla, ambulanta, infrastrukturë, ndriçim, rrjet elektrik, ujësjellës, trajnime të stafit civil nëpër institucione dhe shumë punë të tjera sa i përket sundimit të ligjit dhe infrastrukturës atje. Edhe në sektorin privat dhe bujqësi kemi investuar po ashtu shumë. Ndërsa në strategjinë 5 vjeçare ajo ka bërë të ditur se do të punojnë edhe më tutje si në programin e zhvillimit, atij për lidership transformues etj”, tha Maureen Shauket.

ARKATANA

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtorët komunal.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani do të jetë përherë falënderues për popullin amerikan dhe për USAID-in për punë shumë të mëdha dhe të prekshme gjithandej Komunës.

“Gjilani do të ketë përherë falënderim për popullin Amerikan dhe për USAID-in për këtë partneritet të ndërtuar prej vitesh. Ne për çdo brengë që kishim bëhej realitet realizimi i tyre falë mbështetjes së USAID-it, si për shkolla, ambulanca, rrugë, ndriçim, ujësjellës, rrjet elektrik, gjykata, trajnime, dhe shumë punë të tjera që i prekim dhe i shohim gjithandej Komunës. Sot të gjithë ne kur ecim rrugë, kur konsumojmë ujë të pijes, kur e ndriçojmë ambientin në familje, kur bëjmë vizita të mjekut, kur dërgojmë fëmijët në shkolla, duhet ta kujtojmë edhe atë që secili prej këtyre projekteve një përqindje shumë të madhe e ka meritë USAID-i”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri, e shoqëruar nga zonja Maureen Shauket kanë vizituar gjykatën themelore në Gjilan, ku ka parë nga afër sektorët e ndryshëm të këtij institucioni.

Ndryshe, USAID-i sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan është duke promovuar një pjesë të vogël të punës 15 vjeçare që ka bërë në Gjilan dhe Kosovë, është ditë e hapur ku të gjithë qytetarët kanë mundësinë të vizitojnë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.