FIDANISHTJA

15 shqiptarë e zvicerane akuzohen për tregti me 20 kg. heroinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e Kantonit të Cyrihut në një aksion të sinkronizuar ka kapur një rrjet droge prej 15 personash. Te ata janë konfiskuar 13 kilogramë heroinë dhe 7 kilogramë materie zbutëse. Po ashtu janë konfiskuar të holla në vlerë prej 19.000 eurosh dhe 17.000 frangash, të fituara nga tregtia me drogë. Ndërsa policia thotë se ka dëshmi që kjo organizatë ka shitur më shumë se 20 kg heroinë.

Hetimet që kanë zgjatur rreth një vit, kanë treguar se njëri nga pjesëtarët, lokalet e marra me qira për veprimtari legale në Dietlikon të Cyrihut i shërbenin njërit nga aktorët kryesorë si vend për fshehjen e drogës. Ky i fundit dhe pjesëtarë të tjerë bënin punën e korrierit duke shpërndarë heroinën te përdorues të ndryshëm në mbarë Zvicrën.

Një anëtar tjetër bënte punën e shoferit, duke transportuar shitësit e rrugës të heroinës në intervale të rregullta kohore në vendin “e punës” dhe mbrapa, transmeton albinfo.

Mobi Casa

Një pjesëtar tjetër i kreut të bandës kishte një depo droge në Altstetten të Cyrihut. Policia në këtë depo ka gjetur 5 kilogramë heroinë.

Sipas komunikatës së policisë, banda kishte një rrjet të organizuar mirë tregtie që arrinte deri në Maqedoni.

15 pjesëtarët e grupit, nga 26 deri në 55 vjeç janë me prejardhje nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Në mesin e tyre është edhe një shtetas i lindur në Zvicër. Katër nga të arrestuarit gjenden ende në burg ndërsa të tjerët janë liruar ndërkohë që edhe kundër tyre janë ngritur padi penale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.