UBT

15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit, AAK: Liria u vulos me gjakun e dëshmorëve, obligim i përhershëm ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e 15 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi, duke kujtuar me respekt e mirënjohje sakrificën e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dhanë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Në këtë ditë historike, AAK thekson se 15 Qershori mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Gjilanit, dita kur përfundoi një periudhë e errët e shtypjes dhe qyteti hapi rrugën drejt lirisë, demokracisë dhe zhvillimit.

“Me respektin më të thellë përulemi para dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë që e gëzojmë sot”, thuhet në mesazhin e AAK-së.

Po ashtu, në këtë përvjetor të rëndësishëm është shprehur mirënjohje e veçantë edhe për NATO-n, ndërhyrja e së cilës konsiderohet vendimtare për ndaljen e spastrimit etnik, çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në vend.

Sipas AAK-së, liria nuk duhet parë vetëm si një fitore historike, por si një përgjegjësi e përhershme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Përfaqësuesit e kësaj partie theksojnë se nderimi më i mirë për ata që ranë për atdheun është puna e përditshme për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për qytetarët.

Uji Dea

“Liria nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por obligim për të ardhmen. Duke nderuar ata që sakrifikuan për atdheun, ne zotohen të punojmë çdo ditë për një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të begatë për të gjithë qytetarët”, thuhet më tej në deklaratë.

Në këtë ditë simbolike, qytetarët e Gjilanit kujtojnë me krenari rrugën e gjatë drejt lirisë dhe sakrificat e panumërta që bënë bijtë dhe bijat më të mirë të këtij vendi, ndërsa mesazhi i unitetit, respektit për historinë dhe përkushtimit ndaj së ardhmes mbetet më aktual se kurrë.

Urime 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Nderim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Mirënjohje e pafund për NATO-n!