UBT

15 policë të vrarë në 15 vjet shërbim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prej themelimit të Policisë së Kosovës, në fund të vitit 1999 e deri më sot, në rrethana të ndryshme, por kryesisht nga plumbat, janë vrarë 15 pjesëtarë të saj. Në këtë numër përfshihet edhe Shemsi Gashi, polici i hetimit të krimeve ekonomike dhe korrupsionit, i cili u vra para një jave, në Prishtinë, teksa po shkonte në vendin e punës.

Ky numër i policëve të vrarë, mesatarisht nga një për çdo vit, është shumë i lartë në raport me numrin e popullatës dhe të forcave të rendit të Kosovës, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë.

Fundamenti

Sipas analistit për çështja të sigurisë, Avni Islami, motivi i vrasjeve të policëve ndryshon varësisht prej viteve. “Pas përfundimit të luftës janë vrarë policë të cilët dyshohet se dinin gjëra “të cilat nuk është dashur t’i dinin”, pra për shkak të provave të cilat dyshohet se kanë mundur të zbulojnë shumë vrasje politike”, ka deklaruar ai.

“Ndërsa, një numër i policëve janë vrarë për shkak të krimit të organizuar. Rasti i fundit (Shemsi Gashit), duket se ka të bëjë me hetimet e krimeve të rënda”, shton eksperti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.