HW

15 kg drogë, dënohet shtetasi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ata, për një numër deliktesh me drogë janë dënuar me nga 3.5 vjet dënim për të rinj respektivisht 4.5 vjet burg.

Dy shqiptarë, njëri shtetas i Shqipërisë (19) dhe tjetri i Kosovës (42 vjeç) janë dënuar nga Gjykata e Landit në Traunstein për një numër deliktesh me drogë me 3.5 vjet dënim për të rinj respektivisht 4.5 vjet burg .

Policët e kishin kontrolluar më 6 maj të këtij viti një automobil VW Sharan me regjistrim të Hamburgut. Kosovari 42 vjeçar me qëndrim në Hamburg po e ngiste automjetin që po vinte nga Austria ndërsa 19 vjeçi ishte ulur pranë tij dhe vinte nga Italia. Policia në rezervoarin e gazit të makinës gjeti 15.2 kilogramë marihuanë.

ARKATANA

Në procesin gjyqësor dy të akuzuarit ia vishnin fajin njëri tjetrit. Përderisa 42 vjeçi ngulte këmbë se udhëzimet i jepte 19 vjeçi dhe se vetë nuk e dinte se nga duhej shkuar ky i fundit pohonte se fajtor kryesor ishte 42 vjeçi, shkruan traunsteiner Taglatt. I riu ngulte këmbë se ai ishte në kërkim të punës dhe pasi që nuk kishte të holla, kishte pranuar ofertën e kosovarit të panjohur për të marrë pjesë në transportimin e drogës.

Por, gjyqtari nuk u besoi asnjërit. Ai, në vendimin e tij tha se të dytë e kishin ditur se po transportonin drogë. Por, si rrethanë lehtësuese gjykata ka marrë faktin se kjo drogë nuk kishte arritur të dilte në treg.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.