UBT

15 aktakuza të ngritura në Gjilan, dominojnë vjedhjet e rënda, dhuna në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” dhe “Lëndim i Lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale, “Kanosja” dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’

UBT

Aktakuzat:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza ndaj dy personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandim me mallra”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e Pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.