FIDANISHTJA

15 aktakuza të ngritura kundër 19 personave në Gjilan

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Uji Dea

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm,
Dy (2) aktakuza kundër shtatë (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/