RCCOLA

15 aktakuza të ngritura, 13 prej tyre për vjedhje të shërbimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të
dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/