Mobi Casa

1456 komisionarë, me aktakuzë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prokuroritë Themelore në Kosovë kanë ngritur 232 akte akuzuese ndaj 1456 komisionarëve për shkak të mashtrimeve elektorale në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2010.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi, numri i aktakuzave ndaj komisionarëve zgjedhorë është më i larti në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, përkatësisht 57 aktakuza ku janë të përfshirë 337 veta, në Prokurorinë Themelore në Gjilan janë ngritur 35 aktakuza ndaj 291 komisionarëve, në Prizren 40 aktakuza ndaj 235 vetave, në Prokurorinë Themelore janë ngritur 37 aktakuza ndaj 240 komisionarëve në Gjakovë janë ngritur 13 aktakuza ndaj 72 komisionarëve, në Ferizaj 40 aktakuza ku janë të përfshirë 262 komisionarë dhe Mitrovicë janë ngritur 10 aktakuza, ku janë të përfshirë 13 komisionarë.

FIDANISHTJA

Sipas Kozmaqit, gjatë ndjekjes së këtyre rasteve, prokurorët janë përballur me një mori pengesash, pasi që, siç ka deklaruar ajo, adresat e të pandehurve sipas të dhënave nga KQZ-ja nuk kanë qenë të sakta.

“Për shkak të numrit të madh të lëndëve të grumbulluara dhe informacioneve të kërkuara, ka zgjatur procesi i ndjekjes së këtyre rasteve, edhe pse janë konsideruar raste me prioritet për t’u punuar nga prokuroritë”, ka potencuar Kozmaqi, duke shtuar se ndaj të gjithë këtyre komisionarëve zgjedhorë ka pasur dënime të ndryshme, duke filluar nga dënimet me burg e deri te ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej katër vjetësh…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.