ARKATANA

1430 gjoba të shqiptuara, policia apelon për respektim të rregullave në trafik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.


Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 26.09.2025 – 02.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tridhjetë (1430) gjoba.

Mobi Casa


Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e gjashtë (26) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Për shkak të lagështisë dhe rrëshqitjes së mundshme të rrugëve, kërkojmë nga të gjithë ngasësit që;
· Të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe motit;
· Të mbajnë distancë të mjaftueshme mes automjeteve;
· Të përdorin dritat gjatë ditës dhe natës;
· Të shmangin përdorimin e telefonit dhe çdo veprimi që shpërqendron vëmendjen gjatë ngasjes./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.