Hidromorava

1427 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit “Brezi i sigurisë” duke shqiptuar njëqind e tridhjetë e pesë (135) gjoba ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet pa përderur rripin e sigurisë.

ARKATANA


Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 08.09.2023-14.09.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind e njëzet e shtatë (1427) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës,
    Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit ,,Brezi i sigurisë” duke shqiptuar njëqind e tridhjetë e pesë (135) gjoba ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet pa përderur rripin e sigurisë.
    Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/