FIDANISHTJA

140 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

O, në Prizren burrat e dheut ,
Të gjithë nipat e Skënderbeut ,
Vunë detyrat para veti ,
Që u dridh mali e deti ,
Të mundohen me shpirt në dhëmbë ,
Të robëruarit të çohen n’ këmbë ,
Që njëherë e përgjithmonë ,
Ta shohë dritën populli i jonë ,
Mos t’ sundojë as cari , as krajli,
Të lulëzojë fusha dhe mali –
Ta shoh dritën dhe shqiptari !

O, kështu nga zemra e Shqipërisë ,
Dhe nga kreshtat e malësisë ,
Nga Kosova e Kalabria ,
Si nga jugu e Çamëria ,
Si nga veriu e gegëria ,
Doli zëri nga mileti ,
Që u trondit n’ Stamboll dhe mbreti ,
Në Prizren , n’ atë 10 Qershori ,
Lidhja jonë , o, jehonë mori ,
U lidh besa n’ këtë malësi –
Të luftohet për liri !

O, lidhi besën krejt Ballkani –
Të largohet nga këndej Sulltani !
Abdyl beu po na thërret –
T’ rrokim armët dhe këtë vjet ,
Si shqiptarët që e kanë adet ,
Të luftojnë për vend të vet !
Në Kosovë e Dukagjin –
Zija Prishtina po na prinë .
Mic Sokoli n’ Kaçanik –
Të gjithë turqve iu duel në pritë ,
Me iu marrë f’tyrën , me i koritë !…

HW

O, Vreton, Vason e Sulejmanin –
Therë në sy i kish Sulltani !
Sami beu dhe Naimi –
Si luaj me zemër trimi .

Iliaz pasha nga Radika –
Nuk e trembë as pushka , as thika !
Luftoi n’ shkrepat që i pat’ Dibra –
Emri i tij mbet në shumë libra !…

O, sot këto libra i shfletojmë –
Rilindësit i kujtojmë ,
Këngë e vjersha iu kushtojmë ,
I kujtojmë me krenari ,
Që kanë hy në histori ,
Që kanë ra n’ altar t’ lirisë –
Kanë rritë famën gjithë Shqipërisë !
Hapën rrugë internacionale ,
Që i kanë rrënjët ndër këto male ,
Vepra e tyre për atdhe –
U hap në botë si rrufe ,
I dha dritën vegjëlisë ,
E hej, po, tregoi rrugën – o ,
Haj, more , të lirisë – e !…

***** Kjo këngë në formë rapsodike është këndua , incizua dhe transmetua përmes valëve të Radio Prishtinës, me rastin e 100 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga i njëjti autor dhe kompozitor.
Po ashtu, kjo këngë është botua edhe në librin e kantautorit Demir Krasniqi: ”Mallëngjime e ushtima” në Gjilan, më 1993, faqe 118 nr. 75 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.