Fundamenti

14 vjet pas krimit, 20 vjet burgim kosovarit 62-vjeçar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Si rrethanë rënduese me rastin e shqiptimit të dënimit ka vepruar fakti se i akuzuari ka pasur një qasje “veçanërisht mizore” dhe se vrasjen e ka bërë në praninë e fëmijëve

E Mërkurë, 6 Nëntor 2019 – 16:58albinfo.ch
Gjykata e Landit në St. Polten të Austrisë i ka shqiptuar dënimin me 20 vjet heqje lirie shqiptarit 62-vjeçar nga Kosova për vrasjen e të shoqes. Vrajsa me thikë kishte ndodhur para më shumë se 14 vjetësh.

Gjyqtarët porotë kanë vendosur njëzëri për masën e përmendur të dënimit, ndërsa avokati i dorasit ka paralajmëruar ankesë. Ndërkaq, prokurori nuk ka dhënë ndonjë sqarim nga ana e tij, shkruan agjencia austriake e lajmeve ATA.

Në këto rrethana, gjykimi nuk është i plotfuqishëm.

Si rrethanë rënduese me rastin e shqiptimit të dënimit ka vepruar fakti se i akuzuari ka pasur një qasje “veçanërisht mizore” dhe se vrasjen e ka bërë në praninë e fëmijëve, transmeton albinfo.ch.

ARKATANA

Kosovari, sot në moshën 62-vjeçare, kishte vrarë në Wilhelmsburg të Austrisë bashkëshorten e tij duke e goditur me thikë. Pas vrasjes ai kishte ikur në Kosovë, ku ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie. Së fundi ai është kapur gjatë një udhëtimi në Shqipëri dhe është ekstraduar në Austri, ku dhe është gjykuar për vrasje.

Vrasja kishte ndodhur më 6 qershor 2005 në banesën e përbashkët të çiftit. Ai ishte 47, ndërsa e shoqja 36-vjeçare. Dorasi e kishte vrarë bashkëshorten me një goditje me një thikë kuzhine, me teh të gjatë 20 centimetra. Pas aktit, ai kishte ikur së bashku me katër fëmijët e tij në Kosovë, ku i është dorëzuar policisë së Unmik-ut, transmeton albinfo.ch. Më tutje, Kosova ka shmangur ekstradimin e tij në Austri, thonë në prokurorinë e St.Pöltenit.

Gjatë procesit gjyqësor në Kosovë, i akuzuari kishte deklaruar se vrasjen e kishte kryer në vetëmbrojtje. Por ky deklarim i tij nuk përputhet me gjurmët e gjetura në vendin e krimit, thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Landit në St. Pölten.

Prokuroria e St.Pöltenit kishte shpallur një fletarrest në nivel evropian për dorasin. Mbi bazë të këtij fletarresti u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri dhe dorëzimi në Austri.

https://www.albinfo.ch/14-vite-pas-krimit-denohet-me-20-vjet-burg-kosovari-62-vjecar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.