Mobi Casa

14 vjet më vonë, shqiptari gjykohet për vrasjen e afrikanit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Plot 14 vite ka zgjatur fshehja e Basri G. 42 vjeçar nga Kosova. Ai po kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 1998, në Eitorf, Gjermani, ku po qëndronte si azilkërkues. Ai po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar.

Viktima ishte një azilkërkues tjetër, nga Afrika, i strehuar në të njëjtën shtëpi azili.
Në muajin prill, më në fund Basri G., ishte kapur në një qytet të vogël të Shqipërisë.

Sipas dëshmitarëve të krimit, kosovari atëbotë kishte shtënë fillimisht disa herë me një revole të gazit, duke shkaktuar tym të dendur në dhomë. Afrikani Adjo A. ligështohet nga gazi, ndërsa shoku i tij Koffi A., vjen të ndihmojë atë, duke i bërtitur Basriut për atë që kishte bërë. I inatosur, shqiptari e godet atë në gjoks me një thikë me tehun 12 centimetra të gjatë dhe nga ky moment merr arratinë, shkruan Express.de, transmeton albinfo.

Mobi Casa

Por versioni që tregon Basriu para gjykatësit hetues është krejtësisht ndryshe. Ai kishte qenë duke fjetur kur kishte dëgjuar trokitjen në derë, ku po qëndronin dy zezakë. Njëri prej tyre e kishte kapur në qafë dhe e kishte përplasur për dere. Duke pasur frikë për jetën, ai ka marrë thikën dhe ka goditur njërin prej tyre në bark. Pastaj, në panik e sipër, kishte ikur.

Data e fillimit të gjykimit ende nuk është caktuar.