UBT

14 vjet burg afaristit, kishte paguar kosovarin për t`ia vrarë gruan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dorasi, një kosovar, në momentin e fundit kishte hequr dorë nga përfundimi i krimit, duke e lënë gruan të gjallë.

Një afarist i pasur nga Gjeneva është dënuar me 14 vjet burg për nxitjen që ka bërë për vrasjen e të shoqes. Këtë vendim gjyqësor e ka marrë sot Gjykata e Apelit e Gjenevës dhe ka qenë më i ashpër se vendimi i marrë nga gjykata më e ulët, ajo penale e cila atij i kishte shqiptuar 11 vjet burg.

Gruaja kishte shpëtuar për pak nga vdekja të cilën ia kishte porositur dhe përgatitur bashkëshorti. Gjykata ka konstatuar se afaristi 58 vjeçar kishte pjesëmarrje thelbësore në deliktin e tentimvrasjes, shkruan watson.ch. Motivi që e ka shtyrë ta bënte këtë ka qenë i natyrës financiare, thuhet në arsyetimin e vendimit gjyqësor, transmeton albinfo.ch.

ARKATANA

Gruaja atëbotë 47 vjeçare, më 19 shkurt të vitit 2012 ishte sulmuar me thikë në hyrjen e shtëpisë nga një persona i rëndë 130 kilogramë, i cili e kishte rrëzuar atë përdhe duke e bartur zvarrë dhe duke e ngufatur. Dorasi, një kosovar, në momentin e fundit kishte hequr dorë nga përfundimi i krimit, duke e lënë të gjallë. Delikti duhej të dukej sikur një sulm për plaçkitje por në fakt ajo ishte porositur nga bashkëshorti me qëllim vrasjen e gruas së tij.

Çifti kishte mbrapa një karrierë të përbashkët të suksesshme si administrues pasurish nëd egëne financave dhe kishin fëmijë të përbashkët.

Gjykata e Apelit po ashtu të premten ka ngritur dënimin edhe për dy nga tre bashkëkryesit e veprës. Sulmuesi kryesor është dënuar me 13 vjet burg në vend të 11 sa qe dënuar nga shkalla e parë. Ndërsa kushëriri i tij do të mbajë 9 vjet burg nga 7 sa ishte dënimi mëparshëm./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.