HW

14-vjeçari shqiptar shpëtohet nga gratë gjermane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gratë gjermane kanë dashur të jenë anonime. Ato kanë mbledhur fonde për të, madje, operacioni ka kushtuar rreth 10 mijë euro. Edhe pse nuk ishte e lehtë, ato kanë grumbulluar fondet për ta ndihmuar djaloshin nga Kosova në mënyrë që sërish të ecë.

Valmiri 14-vjeçari ka shpresa për një jetë më të mirë. E gjitha kjo falë katër grave gjermane nga Ettingshausen, shkruan ‘giessener-allegemein.de’.

Fati i ka buzëqeshur Valimirit. 14-vjeçari shqiptar nga Kosova kishte ardhur me aftësi të kufizuara në Gjermani dhe nuk mund të ecte pavarësisht disa operacioneve, përcjell albinfo.ch.

Prindërit e tij kishin ardhur në Gjermani në vitin 2015, por nuk ishin lejuar të qëndrojnë, përveç Valmirit. Për një vit ka qenë në kampin e refugjatëve, ku ka fituar zemrat e fqinjëve.

Veçanërisht katër gra e kanë ndihmuar shumë atë. Ai ishte operuar më 31 janar në Dortmund, derisa tani është duke u rikuperuar në Ettinghausen.

HW

Ai tani ka thënë se është shumë mirë. Dy ditë pas operacionit ai tani po ndihet më mirë. Ai kishte pasur disa operacione, të fundit në vitin në vitin 2012 në Maqedoni, por më kot.

Prindërit dhe pesë vëllezërit dhe motrat ishin kthyer në Kosovë, duke jetuar në kushte të rënda, madje, duke qëndruar në shtëpinë e xhaxhait, transmeton albinfo.ch.

Gratë gjermane kanë dashur të jenë anonime. Ato kanë mbledhur fonde për të, madje, operacioni ka kushtuar rreth 10 mijë euro. Edhe pse nuk ishte e lehtë, ato kanë grumbulluar fondet për ta ndihmuar djaloshin nga Kosova në mënyrë që sërish të ecë.

Me atë është duke qëndruar babai i tij, Ali, i cili do të qëndrojë pranë të birit deri në prill, aq sa do të zgjatin rehabilitimet.

http://www.albinfo.ch/14-vjecari-shqiptar-shpetohet-nga-grate-gjermane/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.