ARKATANA

14 vite pa profesor Ruzhdi Ismajlin i cili themeloi Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, me 4 prill të vitit 2005 ju nda nga jeta, duke lënë zbraztesirë të madhe tek kolektivi i Shkollës e poashtu edhe tek nxënësit që aq shumë i deshi dhe sakrifikoi për mirëqenien dhe perspektivën e tyre.

Kur të gjitha shkollat në Kosovë ishin mbyllur nga pushtuesi Serb e nxënësit ishin të detyruar të mësonin në shtëpia private e nëpër podrume të ndryshme, profesori trim dhe largpamës Ruzhdi Ismajli hapi Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi”, i cili plot 5 vite rresht e udhëhoqi në mënyrë shembullore.

Profesor Ruzhdiu i cili kishte vizion të madh për çështjen kombëtare nuk ndalej në asnjë moment, ai me disa shokë të tij ishin nismëtarët e parë që formuan degën e LDK-së në Gjilan.

Ruzhdiu në asnjë moment nuk ndejti duarkryq, ai ishte i pa kompromis kur ishte çështja e arsimimit të popullit, profesori hap edhe paralelet në qytetin e Dardanës (Kamenicë) e Vitisë, për t’ju hapur shtigje të diturisë rinisë Kosovare.

Për këto aktivitete, profesori Ruzhdi shumë herë u thirr në biseda informative nga UDBA e pushtetit Serb, por ai asnjëherë nuk u tremb përkundrazi këto maltretime për të ishin edhe një inspirim edhe më i madh si në çështjen Kombëtare poashtu edhe puna për një jetë më të mirë për nxënësit e tij.

Profesori i Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli, i cili la gjurmë të pashlyera që nga fëmijëria e tij ishte dashuruar në atdheun e tij dhe tek rinia Kosovare, për një gjë të tillë ai ishte inspiruar nga babai i tij, Shukri Ismajli, i cili ishte një atdhetar i devotshëm i kauzës Shqiptare dhe kjo gjë e kishte shtyer që të studionte Gjuhën Shqipe që gjeneratat e reja ti edukonte në frymën atdhetare.

Mobi Casa

Ruzhdiu që nga viti 1980 mori ditarin në dorë duke u betuar se me tërë qenien e tij do të jetë në shërbim të atdheut dhe nxënësve që aq shumë i deshti.

Profesori e Intelektuali i papërsëritshmi, Ruzhdi Ismajli, ishte trim përballë politikës së Serbisë dhe ai kishte një synim, arsimimin e brezave të rinjë, ai punoi me plot zell e përkushtim, ai u sakrifikua me tërë qenien për të mirën e popullit të tij, ai kishte idealin për drejtësi e liri, ishte i pa epur, ishte i pasionuar pas dijës së brezave të rinjë.

Sot pas 14 vitesh profesor Ruzhdiu i mungon familjes që aq shumë e deshti, ishte baba shembullor, i dashur e i respektuar tek shoqëria e tij, ishte i sinqertë dhe një njeri me ndjeshmëri njerëzore e kombëtare, ai iku duke lënë zbrastira të mëdha në çdo segment të jetës kur më së shumti kishim nevojë për të.

Profesor Ruzhdi Ismajli në këtë 14 vjetor nga ikja e tij e papritur në amshim, vendi i tij në Shkollë është i zbrazët dhe i pa kompenzueshëm, por Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Asllan Elezi” dhe qytetarët e Gjilanit janë krenarë që kanë pasur një njeri çfarë ishte Ruzhdiu, ndërsa familjarët do të mburren me veprat e tija të Intelektualit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, njeriut të papërsëritshëm profesorit të Gjuhës Shqipe, Ruzhdi Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.