UBT

14 aktakuza të ngritura, sërish në fokus vjedhja e pyjeve dhe vjedhja e shërbimeve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Uji Dea

Një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për shkak të veprave penale si në vijim:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna ne familje”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”./rajonipress/