14 aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Gjilanit
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë ndaj një (1) personi të mitur, me dyshimin e veprës penale “Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale “Grabitja”.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


