ARKATANA

13,666 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

Ndryshe, një ditë më parë ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe në sallën sportive “1 Tetori” në Prishtinë.

KKVITI

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë tha se është e domosdoshme të përforcohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Humolli shtoi se nuk beson se do ketë mbyllje totale të vendit, por është e domosdoshme të përforcohen masat.

Sipas saj, pas marrjes së vaksinës qytetarët mund ta vazhdojnë jetën normalisht, sikurse para marrjes së saj, por tha se preferohet që pas marrjes së vaksinës antiCOVID të pihet ujë me tepër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.