Mobi Casa

1334 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit “Autobusët/Kamionët” duke shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba të ndryshme ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet e rënda në gjendje të parregullt dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 01.09.2023-07.09.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni veror 2023” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e tridhjetë e katër (1334) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

Hidromorava

• Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,

• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për njëzet e tri (23) ngasës,

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit “Autobusët/Kamionët” duke shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba të ndryshme ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet e rënda në gjendje të parregullt dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/