HW

132 vjet burg për 13 shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjithsej, 13 persona janë dënuar nga drejtësia britanike. Kështu, Asmirald Miraka është dënuar me 16 vite e 3 muaj burg, Desar Asllani, 30-vjeç, është dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, e po kaq është dënuar edhe Aleks Asllani, 28-vjeç si dhe Arjon Verriku, 30-vjeç.

Policia britanike ka arritur të shkatërrojë një bandë të drogës në Britaninë e Madhe, transmeton albinfo.ch mediat britanike.

Mësohet se një 25 vjeçar shqiptar i quajtur Asmirald Miraka, ka importuar miliona funte drogë të cilësisë së parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia britanike shkatërroi perandorinë e tij këtë vit. Miraka së bashku me tre korrierët e tij shqiptarë kishin krijuar makina të përshtatura posaçërisht për të transportuar 1.5 milionë funte kokainë dhe heroinë rreth qytetit të Wolverhampton dhe Nottingham.

Uji Dea

Sipas mediave britanike, pjesë e rrjetit ishin edhe tre persona të tjerë, të gjithë prapa hekurave. Shqiptarët tjerë pjesë e këtij rreth ishin Desar Asllani, Arjol Cerriku dhe Aleks Asllani, të cilët shërbenin si korrierë.

Ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe, duke shpërndarë disa kilogram kokainë në mes të muajit janar dhe korrik të vitit 2015. Më shumë se 10 kg kokainë dhe heroinë u kapën së bashku me një pistoletë dhe armë gjahu, municione si dhe 100 000 funte para të gatshme.

Gjithsej, 13 persona janë dënuar nga drejtësia britanike. Kështu, Miraka është dënuar me 16 vite e 3 muaj burg, Desar Asllani, 30-vjeç, është dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, e po kaq është dënuar edhe Aleks Asllani, 28-vjeç si dhe Arjon Verriku, 30-vjeç. Të gjithë personat janë dënuar me mbi 132 vite burg gjithsej.

http://www.albinfo.ch/132-vjet-burg-per-13-shqiptare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.