United Hospital

131 shqiptarë riatdhesohen nga Frankfurti

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ata ishin të bllokuar atje pë shkak të mbylljes së kufijve

Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i “Air Albania” me 131 shqiptarë nga Frankfurti, të cilët ishin bllokuar në Gjermani për shkak të mbylljes së kufijve nga rreziku i shpërhapjes së COVID-19.

Prej së shtunës vijojnë riatdhesimet nga vendet e Europës në Shqipëri dhe më pas karantinohen për 14 ditë në Durrës. Deri tani janë kryer operacionet e riatdhesimeve me fluturime nga Stambolli dhe nga Italia, Roma, Milano dhe Bari.

Pasi mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë biletën dhe çdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel. Shqiptarët e ardhur nga Gjermania thanë se kanë paguar 165 euro biletën, teksa nga Italia dhe Turqia ishte 100 euro.

KKVITI

Prej ditës së shtunë kur nisi procesi i riatdhesimit, në Shqipëri janë rikthyer 680 qytetarë, 49 nga Stambolli, 132 nga Roma, 135 nga Milano, 98 nga Bari, 135 nga Roma dhe 131 nga Frankfurti.

Ndërkohë që sot edhe nesër do të realizohen fluturime nga Parisi dhe Londra.

https://www.albinfo.ch/131-shqiptare-riatdhesohen-nga-frankfurti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.