Uji Dea

13 vjet më vonë te “Gurt e Buajve”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kuadër të Manifestimit tradicionalë “Ditët e Komandant Lleshit”, qdo përvjetorë familjarë, shokë, bashkëluftëtarë dhe dashamirë, marshojnë deri tek vendi i rënies së Ridvan Qazimit, “Gurt e Buajve”.

Për familjarët kjo ditë nuk do të harrohet kurrë, aq më pakë aty ku biri i tyre ndërroi jetë duke mbrojtur idealin e kombit dhe lirimin e tokave shqiptare nga hordhit e huaja. Për familjen kujtimi gjithnjë mbetet i freskët, 24 Maji për familjen Qazimi gjithmonë do të kujtojë, “Gurt e Buajve” një vend nga ku arriti një lajm i kobshëm.

Edhe sot pas 13 viteve kurorat e zbukuruan pllakën përkujtimor, ajo gjithnjë qendronë e paluhatshme për gjeneratat të reja, të cilat do të mësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

FIDANISHTJA

“Vepra e Ridvanit nuk do të harrohet, Komandanti nuk do të vdesë kurrë, ai kishte një ideal dhe një qëllim për të cilin ne duhet të punojmë dhe mos të ndalemi kurrë, sepse amaneti i Ridvanit dhe dëshmorëve të tjerë nuk guxonë të harrohet kurrë”, u tha gjatë vizitës së vendit, ku Ridvan Qazimi u vra nga forcat serbe.

Edhe babai i komandantit Haxhi Hiseni edhe pse i thyer në mosh ai qëndronë i fortë para masës, para shokëve dhe gjeneratave të reja, duke u dhënë kurajo, që vepra dhe amaneti i dëshmorëve duhet dërguar në vend.

Manifestimi qëndrorë “Ditët e komandant Lleshit” do të mbahet të dielën në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, me fillim prej orës 17:00/BujanociNet.