UBT

13 vjeçari kosovar “ja shkel” 160 kmh rrugëve të qytetit, me makinën e babait

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas disa kilometrash të ndjekjes, shoferi i vogël është ndeshur në një rrethojë prej guri të rrugës me ç`rast i është shqyer rezervoari i benzinës. Kështu, makina është ndalur dhe policët më në fund e kanë kapur 13 vjeçarin.

Natën në mes të të premtes dhe të shtunës, në Semmering të Austrisë qytetarët kanë mundur të shohin skena si nga filmat aksion. Një adoleshent 13 vjeçar me shtetësi kosovare (i lindur në Austri), ia ka vjedhur babait të tij çelësat e veturës nga xhepat e rrobave të punës, shkruan kleinezeitung.at. Pastaj ai së bashku me dy shokë të tij, 14 dhe 15 vjeçarë ia ka “shkelur” gazin makinës me shpejtësi shumë të madhe, rreth 160 kilometra në orë, rrugëve të qytetit.

Policisë i ka rënë sy kjo makinë rreth orës 00.30 dhe një patrollë e saj është vënë menjëherë në ndjekje, transmeton albinfo.ch Kjo ka bërë që 13 vjeçari ta shtonte edhe më shpejtësinë, për t`i ikur policisë. Në njërën nga rrugët ku zhvillohej kjo “garë” kishte mjaft qytetarë duke ecur këmbë, të cilët vetëm fati dhe ikja e shpejtë nga rruga i ka shpëtuar nga më e keqja, transmeton albinfo.ch. Aty ai kishte zhvilluar një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë duke bërë që këmbësorët të iknin me shpejtësi nga rruga, për të kërkuar shpëtim në trotuare.

Uji Dea

Pas disa kilometrash të ndjekjes, shoferi i vogël është ndeshur në një rrethojë prej guri të rrugës me ç`rast i është shqyer rezervoari i benzinës. Kështu, makina është ndalur dhe policët më në fund e kanë kapur 13 vjeçarin, ndaj të cilit kanë ushtruar kallëzim penal.

http://www.albinfo.ch/13-vjecari-kosovar-ja-shkel-160-kmh-rrugeve-te-qytetit-makinen-e-babai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.