ARKATANA

13 vite nga ndarja e profesor Ruzhdi Ismajlit, për të mos harruar kontributin e tij

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është thënë se vdekja gjithmonë është e dhimbshme dhe len zbrastesira tek familjarët e shokët. Një zbrastirë të madhe në jetën e familjarëve të profesor Ruzhdi Ismajli dhe shokëve të tij u ndje që nga 4 prilli i vitit 2005, kur profesori i nderuar iku nga jeta jonë duke na lënë me mbresa të një njeriu të madh që e deshi shkollën, nxënësit, shokët, e mbi të gjitha e deshti vendin e tij Kosovën, që punoi gjatë jetës së tij për të mirën e kombit shqiptar.

Profesor Ruzhdiu, i dashuruar tek dija që fëmijët e të ardhmes të kenë një dije më të përsosur e mori ditarin në vitin 1980, për t’ju mos u ndarë gjerë në momentet e fundit të e jetës së tij.

Profesori Ruzhdi Ismajli që ligjëronte lëndën e Gjuhës Shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë “Asllan Elezi”, të cilën shkollë e themeloi vet në vitin 1994-95 për ta drejtuar për 5 vite rresht me mjaft sukses duke hapur edhe paralele të kësaj shkolle në Dardanë e Viti.

Ruzhdiu i cili ligjëronte dhe në zemër kishte Gjuhën Shqipe, ai pas vete la vepra të papërsëritshme për çështjen kombëtare, dashurinë ndaj shkollës dhe inteligjencën që kishte në profesionin e tij të profesorit.

Fundamenti

Sot kur po na mungon tani e 13 vite, shumë profesor me admirim kujtojnë shëmbëlltyrën e profesor Ruzhdiut.
“Jam krenar që kam pasur rastin të jem pjesë e punës me profesor Ruzhdiun, ai ishte një trim i pathyeshëm ishte vizionar i çështjes kombëtare, ai vuante për diturinë e nxënësve kudo që shkonte ai kishte në mendje nxënësit e tij, shkollën, dijen, familjen e shtetin e tij. Ai është i pa përsëritshëm, ai në çdo vend dhe kohë na mungon, me kujtohen fjalët e tij të shpeshta kur thoshte,”Mendja e një kombi është arsimi, e arsimi është zemra e popullit”, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është shprehur me emocione të mërzitura profesori Nazim Hajdari.

Për profesor Abdulla Elezin, figura e profesor Ruzhdi Ismajlit është e papërsëritshme.
“Ai ishte një vizionar i madh i arsimit, ai gjithçka punoi me zemër për shkollën dhe çështjen e Kosovës, ai nuk u tremb asnjëherë, kishte ideal të madh dhe i ishte i pathyeshëm, kur gjithçka rrënohej Ruzhdiu hapi shkollën e mjekësisë të cilën sot po e gëzojnë fëmijët tanë, profesor Ruzhdiu është i papërsëritshëm dhe jemi krenar që gjatë karrierës sonë të mësimdhënësit kemi pasur një shokë të tillë”.

Se sa e donte popullin e tij, nxënësit e shtetin e Kosovës, njëri ndër themeluesit e LDK-së dega në Gjilan së bashku me profesor Ruzhdiun, profesor Musa Qerimi me nostalgji kujton.
“Që nga ditët e para të themelimit të LDK-së ishim pjesë me Ruzhdiun, ai ishte i pa kompromis kur ishte çështja e Kosovës, ishte vizionar i madh dhe punëtor i pa lodhur, për të nuk kishte asnjëherë pengesa të natyrave të ndryshme, prezenca e tij në shkollë ishte bukuria e shkollës, tani e 13 vite po na mungon, por jam shumë i nderuar që kam pasur nderin të punoj me profesor Ruzhdiun. Ta kujtojmë këtë vizionar të shkollës me plot dinjitet, Ruzhdiu ishte ai që e trasoi dhe e formoi shkollën e mjekësisë kur pushteti serb po rrënonte gjithçka shqiptare por Ruzhdiu ishte krenar që po bënte një punë për ardhmërinë e të rinjëve të qytetit e shtetit të Kosovës”.

Profesor Ruzhdiu edhe pse u nda atëherë kur më së shumti kishim nevojë për të, ne sot përkulemi para veprës së tij duke e kujtuar dhe mos harruar veprat e kontributin e profesor Ruzhdi Ismajlit./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.