ARKATANA

13 vite me modelim, Heidi Lushtaku lodhet nga fama

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për 13 vite ambasadore e bukurisë shqiptare, imazhi i së cilës ka lënë gjurmë në botën e modës.

Heidi Lushtaku është shprehur se ndjehet e lodhur nga fama e saj dhe ngadalë po bën plane të braktisë projektet e modelimit.

“Tash e 13 vite jam modele. Kanë kaluar shumë shpejt dhe mund të them se kam pasur vite shumë të mira në punë. Tash e 1 vit jam duke e organizuar ndryshe karrierën që të tërhiqem pak nga modelimi. Do t’i pranoj kontratat vetëm si ambasadore sepse dua të koncentrohem më shumë në projektet që i kam për të ardhmen time”, thotë Lushtaku për albinfo.ch teksa rrëfen gjithçka mbi karrierën e saj në këto vite.

“I kam edhe disa vite karrierë para meje por është e vërtetë se sot kam më shumë interes për një punë më intensive të cilën do ta menaxhoj unë vet. Kam kaluar shumë momente të bukura, interesante dhe kam mësuar shumë prej karrierës sime. Qëllimet dhe ëndrrat që i kam pasur sa i përket kësaj karriere mund të them se i kam arritur dhe sot kam kuptuar se ndoshta karakteri im nuk i përshtat më punës si modele”, tregon bukuroshja Lushtaku.

Pranon se është në lidhje me Robin Krasniqin

Në vazhdim të rrëfimit të saj Heidi konfirmon se është në lidhje serioze me sportistin e suksesshëm shqiptar në botë, Robin Krasniqi.

Mobi Casa

“Po, në fakt disa media kanë shkruar se jam në lidhje serioze me Robin Krasiniqi. Është e vërtetë se jemi bashkë dhe për qëllime serioze, për një të ardhme së bashku”, deklaron për albinfo.ch Lushtaku..

Ajo e ka nisur karrierën e modeles prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”.

Bukuroshja, në karrierën e saj si modele, kulmin e kishte arritur në kontinentin aziatik, ku prej afro dy muajsh ia doli të sfidojë tajlandezet me bukurinë e saj ekzotike.

Imazh i firmave të njohura botërore

Besoni ose jo, vetëm për një vit, ajo kishte lidhur shumë kontrata si imazh i firmave të njohura si Clinic Lemanic, produkteve kozmetike, La Vallee, Laurent Membrez, Hera, Swiss Training, Bhi Coiffur, Mira Esthetique, PKZ, duke mos lënë anash firma dhe magazina të njohura.

http://www.albinfo.ch/13-vite-me-modelim-heidi-lushtaku-lodhet-nga-fama/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.