UBT

13 vite burgim për të akuzuarin Meriton Aliu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Meriton Aliu në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vite burgim. I akuzuari, me datë 18 gusht 2016, rreth orës 18:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin S. R., duke shtënë në drejtim të tij dy herë me revole të tipit “Vzor” 50 të kalibrit 7.65 mm.

Në ditën kritike i ndjeri takohet me të akuzuarin dhe fillojnë të bisedojnë, lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme dhe pas një bisede te tensionuar i akuzuari nxjerrë revolen dhe shtënë dy herë në drejtim të ndjerit S. R., i cili po ashtu posedonte një revole.

Me këto veprime i akuzuari Meriton Aliu, ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Trupi gjykues për diapozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 12 vite e gjashtë muaj burgim, ndërsa për diapozitivin e dytë i shqipton dënim një vit burgim.

Konform nenit 76 paragrafit 1 të KPRK-së, të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 13 vite burgim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.