13 persona të ndaluar, katër aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Gjilanit

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetentë ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona për rastet si në vijim:
Tetë (8) persona për shkak të veprës penale “Rrëmbimi”;
Dy (2) persona për shkak të veprës penale “Dhuna ne Familje”;
Një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) person për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;
Një (1) person për shkak të veprës penale “Zjarrëvënia“;

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara, për veprat penale “Zjarrëvënia” dhe “Dhuna ne Familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo dehur”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS