Mobi Casa

1283 gjoba të shqiptuara, 13 aksidente me dëme materiale, 14 aksidente me të lënduar dhe 20 masa ndalimi për ngasësit në trafik

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tre (1283) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 20.10.2023-26.10.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Eco Higjiena

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tre (1283) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për njëzetë (20) ngasës./rajonipress/