UBT

1200 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rreth 1200 zyrtarë të lartë publikë në Kosovë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ashtu siç është e paraparë me ligj.

Edhe një ditë ka mbetur deri në përfundim të afatit për aplikim të deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Mirëpo, sipas zyrtarëve të Agjencisë deri më tani vetëm 3000 veta kanë deklaruar pasurinë nga 4200 sa duhet të jetë numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë.

Eco Higjiena

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” Hasan Preteni, kryetar i AKK-së. “Nesër përfundon afati ligjor për deklarimin e rregullt të pasurisë. Sipas të dhënave që ne kemi deri më tani rreth 70% e tyre e kanë deklaruar pasurinë. Numri i përgjithshëm është rreth 4200, prej tyre rreth 3000 e kanë deklaruar” ka thënë ai./zeri/