HW

120 mijë euro për mëditje, akomodime e udhëtime gjatë tre muajve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit, mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit, si dhe akomodim gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit ka shpenzuar më shumë se 120 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Të zgjedhurit e popullit nuk po tregohen të vëmendshëm me prezencën e tyre në seanca, por krejtësisht ndryshe po veprojnë kur bëhet fjalë për t’i përmbushur nevojat e luksit.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit, mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit, si dhe akomodim gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit ka shpenzuar më shumë se 120 mijë euro.

Duke u bazuar në raportin tremujor financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, për tremujorin e parë të këtij viti janë shpenzuar 1 milion e 61 mijë e 586 euro vetëm për paga e mëditje.

Anëtarët e Kuvendit të Kosovës i kanë shpenzuar 18 mijë e 558 euro në udhëtime zyrtare jashtë vendit, ndërsa mëditjet e tyre kapin shumën e 21 mijë e 205 eurove.

Eco Higjiena

Lirë nuk u ka kushtuar as akomodimi gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, shkruan më tutje “Zëri”.

19 mijë e 239 euro arrin vlera e akomodimit të tyre gjatë udhëtimeve zyrtare, ndërsa shpenzimet tjera të udhëtimeve jashtë vendit 1 mijë e 376 euro.

Ata nuk i kanë lënë anash as drekat zyrtare.

Vetëm për shtrimin e tyre i kanë shpenzuar jo më pak se 14 mijë e 274 euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.