120 euro çmimi për korrje-shirjet në Gjilan
Gjilan – Në Gjilan kemi rreth 2200 hektarë me grurë, elb dhe tërshërë. Këtë vit Ministria e Bujqësisë nuk do të subvencionoj në naftë, për arsye që ka pasur vonesa në furnizim, kualiteti jo i pranuar nga një numër i madh i auto-kombajnerëve, etj, por ka subvencionuar këtë vit nga 100 euro për hektar me grurë që ishte vitin e kaluar në 120 euro për këtë vit. Edhe përkundër që rekomandimi i Ministrisë është që korrje – shirjet të bëhen me 110 euro, kombajnerët ishin këmbëngulës dhe u vendos që çmimi të jetë 120 euro për një hektar ka thënë Nazmi Rapuca.
Në Hotelin “Kristal” të mërkurën është mbajtur takimi i Komisionit komunal për korrje – shirje me përfaqësuesit e auto-kombajnerëve, ku kanë debatuar për çmimin me të cilin do të bëjnë korrjen e grurit, elbit dhe tërshërës në Komunën e Gjilanit.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nazmi Rapuca ka thënë se gjendja e grurit është shumë e mirë dhe me rendimente që pritet të jenë më të mira se në vitin e kaluar.
“Edhe pse ditë më parë kishim reshje të breshrit, nga vizitat në terren kemi parë se nuk ka dëmtime për t’u theksuar”. Rapuca kërkoi nga auto-kombajnerët që të jenë korrekt dhe të kryejnë punën siç është më së miri, sepse ajo është në të interes dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve. “Në Gjilan kemi rreth 2 200 hektarë me grurë, elb dhe tërshërë. Këtë vit Ministria e Bujqësisë nuk do të subvencionoj në naftë, për arsye që ka pasur vonesa në furnizim, kualiteti jo i pranuar nga një numër i madh i auto-kombajnerëve, etj, por ka subvencionuar këtë vit nga 100 euro për hektar me grurë që ishte vitin e kaluar në 120 euro për këtë vit. Edhe përkundër që rekomandimi i Ministrisë është që korrje – shirjet të bëhen me 110 euro, kombajnerët ishin këmbëngulës dhe u vendos që çmimi të jetë 120 euro për një hektar” ka shtuar Rapuca.
Bujar Haziri, që operon në Miresh dhe fshatrat përreth, tha se çmimi prej 120 eurosh është i arsyeshëm, sepse kemi prishje të shpeshta, terren jo të përshtatshëm dhe shpenzime të mëdha.
Edhe Feriz Mehmeti, nga fshati Cërrnicë, tha se teknologjia me të cilën operohet në Gjilan për korrjen e grurit është shumë e vjetër mbi 20 vjeçare dhe është shumë e vështirë që të punohet me kualitet të dëshiruar. Ai tha se si kombajner mundohen në maksimum që punën ta bëjnë mirë dhe korrekt në mënyrë që të jenë të kënaqur të gjithë bashkërisht.
Në Komunën e Gjilanit janë 61 auto-kombajna dhe është numër i mjaftueshëm për të mbuluar tërë hapësirën e mbjellë me grurë./rajonipress/


