UBT

12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me aktivitete të shumta në Viti

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë ka shënuar sot me aktivitete të shumta 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Këto aktivitete kanë filluar me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj dite dhe sakrificën e popullit për të. “Pavarësia e Kosovës u arrit pas kërkesave sublime të këtij populli të shumëvuajtur, pas luftërave të pareshtura të shumë brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë. Sot në 12 vjetorin e Pavarësisë së vendit kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan, që ranë në altarin e lirisë dhe që u shkrinë duke punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut për të qenë të lirë dhe sovran në trojet tona, për ta ndërtuar Kosovën si shtet të lirë e të pavarur”, u shpreh Haliti.

Ndërkaq po sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Federata e Atletikës së Kosovës janë mbajt edhe garat në Atletikë ku kanë marrë pjesë garues nga mbarë trojet shqiptare dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe sinorëve në disiplinat prej 400-1000 metra.

Uji Dea

Ndërkaq në orët e pasditës u shënua edhe një aktivitet për nder të ish atdhetari Muharrem Kurteshi, i cili pritet të nderohet me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe atë në përvjetorin e 12 të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ndër tjerash u shpreh se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës 12 ka qenë akt madhështorë dhe sublim. “ Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dymbëdhjetë vite më pare,është akti më madhështorë dhe më sublim i gjithë historisë tonë, është nga datat më madhore pas 28 nëntorit të vitit 1912. Pavarësia e Kosovës është rezultat i punës, djersës dhe sakrificës së shumë brezave për shtet të pavarur si e drejtë universale e të gjithë popujve”, u shpreh Kryesuesi Pira.

Kurse një falë rasti ka mbajtur edhe Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, i cili cilësoj se kulmi i shtet ndërtimit ka qenë lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke kërkuar njërit përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe veteranët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.