Fundamenti

12 vjeçari shqiptar rrahet rëndë nga një bandë gangsterësh

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ajo për çfarë dyshon familja është se djali është sulmuar nga motive racist . dhe Fatlumi e konfirmon «Këta nxënës të shkollës së mesme na kanë quajtur qysh më parë shpeshherë «Scheisauslënder» (të huaj m…)

Fatlum J. 12 vjeçar nga Walenstadt ka përjetuar ferrin javën e kaluar. Në oborrin e shkollës djaloshi shqiptar është sulmuar nga një «klikë prej pesë ose gjashtë zviceranësh të moshës 15 deri 16 vjeçarë» siç e cilësojnë mediet zvicerane dhe është bërë për spital.

Me një zë që i dridhet, vogëlushi tregon se si e kanë shqelmuar dhe e kanë hedhur në ajër. Pastaj ia kanë mbyllur gojën me borë deri sa ai është alivanosur, shkruan blick.ch. Në fund ai është transportuar ne spital. Diagnoza nga spitali i Chur-it pas 24 orësh qëndrimi atje ka qenë tronditje e rëndë e trurit, shpatulla të shtypura dhe gishtërinj të kembës të lënduar, transmeton albinfo.ch. Ai duhet që edhe dy javë ta mbajë krahun në një lloj proteze.

«Tash nuk mund të luaj më futboll» thotë Fatlumi i pikëlluar.

Mobi Casa

Ajo për çfarë dyshon familja është se djali është sulmuar nga motive racist . dhe Fatlumi e konfirmon «Këta nxënës të shkollës së mesme na kanë quajtur qysh më parë shpeshherë «Scheisauslënder» (të huaj m…).

Ndërsa babai i djaloshit, Faiku thotë për blick.ch se është i dëshpëruar pasi që këta tipa të dhunshëm nuk po bartin fare pasoja për atë që kanë bërë. Ata shkojnë si më parë në shkollë dhe nuk janë dënuar fare». Po ashtu ate e mundon fakti se askush nga prindërit e tyre nuk janë paraqitur për të kërkuar falje. Ndërsa shkollën ai nuk e akuzon por thotë se kërkon vetëm drejtësi. Kjo sepse djali i tij duhet të shkojë sërish në shkollë me frikën se do ta sulmojnë.

Nga ana tjetër drejtori i shkollës, Heiner Lolenthaler thotë se kjo gjë është e patolerushme. Grupi i dhunshëm duhet të përgjigjet për atë çfarë ka bërë. Policia po i zhvillon hetimet. Mirëpo sa kohë që nuk është e qartë se cilët nxënës janë të involvuar, vlen prezumimi i pafajësisë.

Ndërsa për Faikun, babaë e Fatlumit e gjithë kjo është një ngushëllim i vakët: ai po mendon të shpërngulet me familjen në ndonjë vendbanim tjetër/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.