12 vite shtet, eksperti i ekonomisë alarmon rëndë Kosovën

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Njohësi i fushës së ekonomisë, Mustafë Kadriaj, konsideron se në këto 12 vite të pavarësisë së Kosovës, mungesa e zhvillimit ekonomik, dhe krijimi i perspektivës për fuqinë e re punëtore në vend, është plaga më e rëndë që e ka goditur dhe po vazhdon ta godas edhe më tutje shtetin e ri të Kosovës.

“Si rezultat i pa arritshëm, tani kur flasim mbas 12 viteve shtet, duhet të theksohet korrupsioni galopant në çdo pore të jetës institucionale, të përcjellur me nepotizëm dhe me një meritokraci të nëpërkëmbur e cila vetëm përmendet por më së paku zbatohet në praktikë. Dhe rrjedhimisht kjo keq qeverisje ka bërë që sot kur flasim për disponimin qytetar, pjesën më vitale të popullatës e kemi në mërgim, pra rininë forcën kryesore punëtore. Vendi po zbrazet vazhdimisht dhe tashmë dihet mirëfilli që edhe një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve është në pritje të vizave për të lëvizur jashtë vendit pasi kanë aplikuar për të dalë jashtë”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Mustafë Kadriaj, konsideron se në këto 12 vite të pavarësisë së Kosovës, mungesa e zhvillimit ekonomik, dhe krijimi i perspektivës për fuqinë e re punëtore në vend, është plaga më e rëndë që e ka goditur dhe po vazhdon ta godas edhe më tutje shtetin e ri të Kosovës.

Sipas Kadriajt shumë aspekte të këtij rrugëtimi të Kosovës në shtetndërtim, kanë qenë dhe janë në vartësi të faktorit ndërkombëtar.

“Logjika e një ekonomisti është që ti shoh gjërat pa emocione për faktin që temat që trajtohen pikërisht kërkojnë analizë dhe parashikimi që të mos bie pre e politikës së përditshme. Duke qenë dëshmitar çdo ditë e më shumë rrugëtimi i Kosovës si shtet ka specifikat e veta për faktin që forcat euroatlantike janë faktor vendimtar, si BE dhe SHBA-ja me theks të veçantë. Pra Kosovën që nga çlirimi e deri më tani e kanë përcjellë të njëjtat probleme, disa të imponuara nga ndikimi i jashtëm, te pjesa e diplomacisë, që përveç përkrahjes dhe njohës si shtet nga shtetet demokratiken në shumicën e temave të rëndësishme për Kosovën, kjo fundit është penalizuar përkundër faktit dhe argumentit historik, ndërsa dështimet politike janë evidente, sepse janë evidente problemet, pa i harruar edhe hapat që janë bërë nga këto forca politike në vend për jetësimin Kosovës si shtet”, thotë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Uji Dea

Sipas Kadriajt, mungesa e sundimit të ligjit e ka determinuar edhe dështimin e zhvillimit ekonomik.

“Si rezultati pa arritshëm, tani kur flasim mbas 12vitetve shtet, duhet të theksohet korrupsioni galopant në çdo pore të jetës institucionale, të përcjellur me nepotizëm dhe me një meritokraci të nëpërkëmbur e cila vetëm përmendet por më së paku zbatohet në praktikë. Dhe rrjedhimisht kjo keq qeverisje ka bërë që sot kur flasim për disponimin qytetar, pjesën më vitale të popullatës e kemi në mërgim, pra rininë forcën kryesore punëtore. Vendi po zbrazet vazhdimisht dhe tashmë dihet mirëfilli që edhe një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve është në pritje të vizave për të lëvizur jashtë vendit pasi kanë aplikuar për të dalë jashtë”, shton njohësi i fushës së ekonomisë, Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot Online”.

Sfidë për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe Qeverinë e posa zgjedhur, sipas Kadriajt, është statusi i Kosovës akoma i pa definuar ndërkombëtarisht, për çka e kemi në vazhdimësi edhe dialogun me Serbinë.

“Pra tani kur flasim mbas 12 viteve shtet Kosova do të ketë edhe një sfidë aspak të lehtë por pa plan B, që të bëjë ndonjë kompromis për hir të ruajtjes si qenies së vetë shtet për faktin se nga ajo që po shihet ky është disponimi i shtetit determinues për Kosovën, pra SHBA-të. Tani më shumë se kurrë kërkohet një unitet kombëtar nga institucionet dhe partitë e pozitës dhe opozitës dhe nga njerëz me kredibiltet profesional dhe moral, që ta definojnë qartë përcaktimin për interesin e shtetit të Kosovës dhe perspektivës së qytetarit”, përfundon Kadriaj për “Kosova Sot Online”.