HW

12 vite pa profesorin dhe intelektualin Ruzhdi Ismajli

/ 5 minuta lexim
HW

Gjilan – Për ish profesorin dhe intelektualin Ruzhdi Ismajli synim i jetës së tij ishte që t`i shërbej atdheut, shkollës shqipe e nxënësve që ishte dashuria më e madhe e jetës së tij.

Vdekja është ligj i natyrës, mësuesit vdesin vetëm fizikisht por nuk harrohen kurrë ata jetojnë përjetësisht në mendjen e shumë brezave.

Profesor Ruzhdiu ishte një personalitet i kompletuar me të gjitha virtytet njerëzore i matur, i vendosur, i respektuar dhe i gatshëm për ti respektuar të tjerët në çdo rast, por ai asnjëherë nuk u luhat në vendimet e tija jetësore si në ato pedagogjike njëashtu edhe për të mirën e atdheut që aq shumë e deshti.

Që nga viti 1980 kur për herë të parë mori ditarin në duart e tij, profesori Ruzhdi kishte vetëm një synim kombin dhe diturin e nxënësve të tij. Edhe pse ishin vite të rënda të popullit shqiptar, profesori Ruzhdi qante errësirën me dituri dhe përhapte shkëndijat e atdhedashurisë te nxënësit e tij, ndërsa fjalët e tij pushtonin çdo dit e më tepër zemrat e nxënësve.

Gjatë kësaj periudhe Ruzhdiu shumë herë merrej në “biseda informative”, sepse sipas organeve Serbe profesori Ruzhdi po bënte propagandë ndaj shtetit, por asnjëherë nuk u dorëzua përkundrazi ai shtoi intensitetin e tij të punës kundër sistemit komunist serb.

Në kulminacionin e punës së profesor Ruzhdiut së bashku me disa koleg siç ishin Fehmi Mahmuti, Musa Qerimi, Riza latifi, Sabit Demiri e Rahim Azemi, në dhjetor të vitit 1989 i largojnë nga puna sepse publikisht para organeve të sigurimit Serb kundërshtuan ndryshimet kushtetuese së shuarjes së Autonomisë së Kosovës.

Sfidat e jetës nuk e zprapsin në asnjë moment profesor Ruzhdiun, ai ishte njeriu i parë që nënshkroi telegramin përkrahës për minatorët e ngujuar në zgafellë, ishte një zë i fuqishëm për helmimin e nxënësve të shkollave në tërë Kosovën dhe ishte i pa kompromisë ndaj të padrejtave të cilat i ushtronte regjimi Serb.

Lidhja Demokratike ishte formua me 23 dhjetor të vitit 1989, ndërsa profesori Ruzhdi me 24 dhjetor të këtij viti takohet me presidentin Ibrahim Rugova e Jusuf Buxhovin dhe anëtarësohet në partin e LDK-së.

Uji Dea

Me 5 mars të vitit 1990 ishte në këshillin nismëtar në themelimin e LDK-së në Gjilan, duke u zgjedhur anëtar i komisionit organizativ për Kuvendin e parë zgjedhor të LDK-së i cili mbahet me 14 prill të vitit 1990.

Njëri ndër kolegët e Ruzhdiut i cili punoi gjatë me të si në arsim njëashtu edhe në themelimin e LDK-së, ishte edhe profesori Musa Qerimi i cili kujton momentet të ndritura të veprimtarisë së Ruzhdiut.

“Të flasësh për punën e profesor Ruzhdiut është një nder i veçantë, ai së pari i mungon familjes, politikës Kosovare e në veçanti nxënësve i cili ua tregoj rrugën e diturisë, ishte njeri i dashur, i respektuar, i pakompromisë në çështjen e popullit të Kosovës, jemi krenar që kemi pasur një profesor e një njeri i cili tërë jetën ia kushtoi popullit të tij, na mungon shumë me sharmin dhe vizionet të cilat i kishte në jetën e tij”.

Edhe pse pushteti serb gjithçka kishte rrënuar dhe i kishte larguar nxënësit nga shkolla Ruzhdiu nuk ndalet, ai themeloi shkollën e mesme të Mjekësisë në vitin 1994-95, i cili e drejtoi me shumë sukses për 5 vite rresht me qendër në Gjilan e paralele të ndara në Dardanë, (Kamenicë) e Viti.

Profesor Ruzhdiu gjatë luftës së Kosovës dha një kontribut të jashtëzakonshëm, ai bashkëpunoi me qytetarët e Gjilanit se si të mposhtet armiku shekullor serb, ai vazhdimisht informonte qendrat dhe shtabet e përgjithshme për gjendjen e qytetarëve të Gjilanit.

Ruzhdiu pasë luftës prapë i rikthehet ditarit të nxënësve dhe ziles shkollore, ai aq shumë e deshti gjuhën e ëmbël shqipe ku edhe kishte studiuar duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së Shoqatës për ruajtjen e gjuhës dega në Gjilan.

Ruzhdiu gjithmonë thoshte në mënyrë dinjitoze se pavarësinë do ta fitojmë shumë shpejt është amanet i të pareve tanë por vdekja nuk e la ta përjeton këtë ditë të ëndrrës së tij, profesori u nda nga familja, miqtë, shokët e nxënësit e tij me 4 prill të vitit 2005 atëherë kur kishim nevojë më së shumti për të, por ai iki nga kjo botë i papërkulur, kryelartë e ballëhapur i vendosur e trim, jemi krenar që familjarët e qyteti i Gjilanit ka pasur në mesin e saj një profesor dhe një vizionar çfarë ishte Ruzhdi Ismajli, ndërsa ne sot me admirim të gjithë qytetarët e nxënësit e Gjilanit e kujtojmë veprën, dashurin dhe patriotizmin që kishte profesori për popullin e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.