Uji Dea

12 muajt e zinj të Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti 2018 ishte për t’u harruar për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë patën paraqitje të zbehta në vitin që po e lëmë pas e si rrjedhojë edhe rezultate të padëshiruara.

Skuadra e Christian Panuccit bëri një paraqitje zhgënjyese në Ligën e Kombeve në përballjet me Izraelin dhe Skocinë, me ç’rast përfundoi si e treta në grup në Ligën C, pozitë kjo që ia mohoi të drejtën për ta synuar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes barazhit. Kuqezinjtë megjithatë do të mundohen ta përsërisin suksesin historik të “Euro 2016”, për ta kërkuar një tjetër kualifikim në Evropianin 2020 përmes fazës eliminatore, e cila do të fillojë në mars të vitit 2019, shkruan gazeta “Zëri”

Eco Higjiena

Megjithatë ata nuk do të kenë punë aspak të lehtë, pasi kanë rënë në grup të vështirë. Trajneri Panucci nuk ka bindur, por megjithatë i është vazhduar kontrata. Shqipëria po kalon në një fazë të tranzicionit, pasi është duke e ndërruar gjeneratën, por ky fakt nuk i arsyeton rezultatet zhgënjyese të kësaj skuadre./ZERI.