UBT

12 milionë euro për 5 kilometra të autorrugës Prishtinë – Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kanë filluar punimet në “Segmentin M2” (Lumadh – Gojbulë, Vushtrri), që është pjesë e autorrugës Prishtinë – Mitrovicë, e gjatë 5 kilometra dhe që financohet prej fondeve arabe, vlera 12 milionë euro. Lekaj: Brenda 30 muajve do të ndërtohen të gjitha 35 kilometrat e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Segmenti M2” i rrugës Mitrovicë – Prishtinë (Lumadh – Gojbulë) në Vushtrri ka filluar të ndërtohet dhe më në fund banorët e qytetit të Vushtrrisë do të mundë të qarkullojnë pa vështirësi.

Rreth 5 kilometra të kësaj rruge kanë paraqitur problem të madh për qytetarët e qytetit të Vushtrrisë për një kohë të gjatë, por të hënën krerët e shtetit: presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë siguruar se së shpejti rruga do të ndërtohet.

Mobi Casa

Presidenti Hashim Thaçi tha se me këtë rrugë dhe rrugët e tjera që po ndërtohen Kosova po merr pamje evropiane, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo rrugë qytetarët e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës do t’i lidhë me Prishtinën, por që shpreson se ajo do të vazhdojë shpejt edhe deri në Leposaviq dhe të lidhet me korridoret rajonale e evropiane.

Rruga, e cila është emërtuar “Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, sipas kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

“Ky është lajm i mirë për ekonominë e vendit dhe po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të ‘Trepçës’. Zotimi ynë për gjenerim të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë po merr kahjen e duhur dhe po ndihet nga qytetarët në çdo segment të jetës”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.